Berat, mirëmbajtje banesave monument kulture

80

Specialistët e DRKK Berat së fundmi kryen ndërhyrje emergjente për restaurimin e murit të gurit, mur rrethues i banesës së familjes Thimije Xali, lagjia Kala, monument i kategorisë së dytë.

Duke iu përgjigjur kërkesës së qytetarit dhe pas përgatitjes së projektit, DRKK mori masa dhe filloi punën mbi ndërhyrjen për restaurimin e murit, ku një pjesë e tij kishte rënë dhe pjesa tjetër kishte marrë hark dhe rrezikonte shembjen.

Specialistët pastruan dhe sistemuan pjesën e gurëve të rënë si dhe shqepjen e pjesës së harkuar, për të vazhduar më tej me procesin e ngritjes së murit të ri të gurit sipas teknikës së duhur.