Lesi, historia e qenushes plot aventura që mahniti fëmijët e botës (VIDEO)

156

Shumë gjenerata në Kosovë e kujtojnë Lesin (Lassie) – qenushin e famshëm me të cilin jemi rritur plot prej nesh me anë të ekranit televiziv.

Në fakt, Llesi ishte një qenushe – karakter fiktiv, krijuar nga Eric Knight në vitin 1940, ndërsa seriali i njohur televiziv që e pamë të gjithë u dha prej vitit 1954 deri në vitin 1973, në versionin origjinal.

Llesi është xhiruar në 591 episoda, në 19 sezone, ndërsa secili episod ka zgjatur 26 minuta.

Lesi është luajtur nga qenusha të ndryshëm të racës Rough Collie – qenushe që vijnë nga Skocia dhe nga Uellsi.