Berat, shtëpitë e vjetra kthehen në bujtina

213

Qyteti i vjetër i Beratit me bukurinë e tij po rikthen pranë vetes ish-banorët e tij.  Familja Mehmetaj është rikthyer pas shume vitesh në Berat duke investuar në një banesë 100-vjeçare që ishte drejt rrënimit të plotë.

Shtëpia e vjetër, e quajtur ndryshe  “Hani i Goricës”, tashme është kthyer në një bujtinë. Eluerta, vajza e madhe e familjes Mehmetaj me profesion arkitekte, flet për rikthimin e saj në  qytetin ku është rritur dhe vënien në jetë të projektit për ri-jetëzimin e kësaj banese.

Këto bujtina në lagjen karakteristike të qytetit të Beratit janë kthyer në një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe te huaj.

Ndërkaq baskia e Beratit ka vlerësuar me çmimin për ruajtjen dhe promovimin i e trashëgimisë Kulturore 2019 arkitekten Eluerta Mehmetaj.

Bashkia  e Beratit nxit  qytetarët që të mos e braktisin qytetin por të rikthehen dhe te investojnë aty.