Berati dhe Gjirokastra, rreth 300 mijë vizitorë në 10 muaj

102

Rreth 300 mijë turistë kanë vizituar Beratin dhe Gjirokastrën këto 10 muaj

Gjirokastra

Këtë vit, numri i turistëve që kanë vizituar qytetin historik të Gjirokastrës ka shënuar një rritje të konsiderueshme, ku vetëm për periudhën janar-shtator numri i tyre arriti shifrat e 150.737 vizitorëve.

Berati

Berati mahnit në çdo stinë dhe në çdo muaj. Tetori mbyllet me shifra domethënëse për turizmin kulturor. Qyteti i një mbi një dritareve mirëpriti në 10 muaj dmth janar-tetor 123.500 vizitorë të huaj dhe vendas ndërsa pikun më të lartë e arriti gjatë muajit gusht me 23 000 vizitorë.