VIDEO/ Flamingot ‘pushtojnë’ Divjakën, tërheqin mijëra vizitorë

91

Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, kanë “pushtuar” lagunën e vogël në pjesën jugore të parkut Divjakë-Karavasta, të njohur me emrin Godulla e Ushtarit.

Flamingot e reja popullojnë këtë zonë të qetë ku në censusin e një viti më parë u numëruan 9 mijë shpendë ujorë.

Zogjtë lozonjarë tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, herët në fillim dite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.