Berati po i rikthehet traditës, shtohen 2 mijë m2 kalldrëm i ri

403

Konsiderohen si krenaria e qytetit muze të Beratit dhe ndonëse ndër vite për shkak të nevojave të qarkullimit të mjeteve banorët i kanë zëvendësuan me beton, rrugët e kalldrëmta vazhdojnë të jenë pjesë e vlerave të qytetit.

Bashkia, veç punës për mirëmbajtjen e tyre vitet e fundit ka punuar me specialistët më të mirë të gurit që të shtojë sipërfaqen e kalldrëmit, ku vetëm gjatë muajve të fundit kjo ndërmarrje ka shtuar rreth dy mijë metra katror kalldrëm të ri në ato lagje ku nevojitet rruga me kalldrëm, ndërkohë që është punuar dhe për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese.

Burimi: Ora News