Berati, prodhuesi më i madh i ullinjve në të gjithë rajonin!

53

Qarku i Beratit ka rezultuar qarku më dashamirës ndaj prodhimit të ullinjve, në vitin 2018! Kjo është ajo çka e ka karakterizuar këtë qark në vitin paraardhës, referuar vjetarit Statistikor Rajonal të Instat.

Sipas këtyre të dhënave, Qarku i Beratit ka zënë jo pak, por 32% të totalit të prodhimit në rajon.

Përsa i përket prodhimtarisë së ullinjve, qarku i Beratit është ndjekur ngushtë nga qarku i Fierit, me 27% të totalit të prodhuar. Nga ana tjetër, qarku i Elbasanit ka arritur të mbulojë 14% të këtij tregu, ndërsa ai i Vlorës, 13%