Bobby theu rekordin Guinness, njihuni me qenin më të vjetër në botë

7

Një qen në Portugali i quajtur Bobi është konsideruar si qeni më i vjetër në botë. Ai është një qen i racës Rafeiro do Alentejo dhe jeton në lagjen Leira të Portugalisë, dhe është 30 vjeç e 267 ditë. Rekordi i tij botëror u njoh më 1 shkurt.

Bobi jeton në një fermë e drejtuar nga familja në fshatin Conqueiros.
Pavarësisht moshës së tij, qeni është i qetë dhe i shoqërueshëm është ende i shëndetshëm për të luajtur me katër macet e familjes.

Familjarët besojnë se sekreti i jetëgjatësisë së tij është fakti se ai ka jetuar gjithmonë në fshat në një mjedis të qetë, i rrethuar nga natyra dhe  pëlqen të hajë të njëjtin ushqim si pronarët e tij.

Leonel Costa, pronari i Bobit, e përshkruan atë si “të veçantë”.
Costa ende shpreson se Bobi do të jetë një ditë baba i disa këlyshëve, pasi ai është i fundit i një brezi të gjatë kafshësh.

“Të shohësh jetën e gjatë të Bobit duke u bërë titullar i rekordeve botërore Guinness është një gëzim i jashtëzakonshëm”, tha ai.

Mosha e Bobit është verifikuar nga SIAC, një bazë të dhënash për kafshët shtëpiake e autorizuar nga qeveria portugeze dhe e menaxhuar nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve.