Bobi, qeni më jetëgjatë në botë, mbush 31 vjeç!

13

Një festë me më shumë se 100 të ftuar, pjata portugeze me bazë mishin ose peshkun dhe kërcimtarë që performojnë.

Kështu u festua ditëlindja e Bobit, qenit më jetëgjatë ndonjëherë, i cili sapo mbushi 31 vjeç.

I lindur dhe i rritur në fshatin Conqueiros të Portugalisë, Bobi sipas pronarit të tij, Leonel Costa ka arritur të jetojë kaq gjatë falë mjedisit të qetë në të cilin është gjendur gjithmonë.

I lirë për të bredhur lirshëm në zonat e pyllëzuara pranë shtëpisë së tij, ai kurrë nuk është lidhur me zinxhir.

Sa i përket të ushqyerit, megjithatë, ai gjithmonë ka ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi, në kundërshtim me të gjitha indikacionet e veterinerëve.

Jeta e qetë e këtij personazhi të famshëm është bërë më e mbushur në periudhën e fundit, kur shkurtin e kaluar atë e regjistruan në Guinness si qenin më jetëgjatë ndonjëherë.

Guinness madje i dërgoi edhe urime për ditëlindje.

“Shumë gazetarë dhe shikues erdhën nga e gjithë bota për të bërë një foto me Bobin”, tha i zoti Costa, 38-vjeç.

Ka pasur shumë vizita, aq sa Bobi u ndikua nga stresi.

Bobi ka vështirësi në ecje dhe i pëlqen shumë të pushojë, ndërsa nuk shfaq probleme të mëdha shëndetësore.

“Sikur të fliste Bobi, mund të shpjegonte se si jetoi kaq gjatë”, shpjegoi Leonel Costa.

/ata.gov.al