Botërori i Peshëngritjes: Romela Begaj arrin rezultat historik

314

Shtangistja 31-vjeçare sot ka nderuar Shqipërinë në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në SHBA, duke fituar dy medalje.

Shqipëria kishte 45 vite që nuk fitonte një medalje ari në një Botëror dhe më në fund këtë sukses e ka arritur Begaj në shkëputje, teksa në dy garësh ka marrë vendin e dytë, e mposhtur nga Leidy Yessenia Solid Arboleda (Kolumbi).

Begaj në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 103 kg, më pas shtoi 2 kg në shtangën e saj, duke e realizuar me sukses provën e dytë, ndërsa në të tretën provoi 107 kg, për të siguruar medaljen e artë, me 1 kg më shumë se rivalja kolumbiane.

Më të njëjtin strategji nisi provën e saj edhe në dygarësh. Edhe pse fillimisht kishte deklaruar 130 kg, në tentativën e parë e uli në 125 kg, duke e realizuar me sukses.

Në provën e dytë Begaj bëri mrekullinë duke ngritur 128 kg, por u pa qartë se problemi fizik që shfaqi në fund të provës së parë ishte rënduar.

Tentoi 131 kg në provën përmbyllëse, por nuk ia doli.