Bravo kampion! Lezhjani i shpëton jetën vëllait nga Kosova

22

Një gjest heroik ka ndodhur sot në plazhin e Shëngjit, pasi vrojtuesi i ka shpëtuar jetën një personi.

Pushuesi me iniciale B.B, 35 vjec, nga Kosova ka pësuar gjendje të fiketi në ujë, por menjëherë ka ndërhyrë vrojtuesi i plazhit, Kision Lazri duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e parë.

I riu nga Kosova është shëndosh e mirë. Bravo kampion!