Britanikja “Express” shkruan për Ksamilin: Aty gjeni gjithë botën! Ndër destinacionet më të mira për 2019

124

Gazeta prestigjoze britanike “Express” ka renditur Kasmilin si një nga destinacionet turistike kryesore për t’u vizituar gjatë vitit 2019.

Ksamili në Shqipërinë e Jugut është përshkruar si një “perlë e fshehur kur bëhet fjalë për plazhe të bukura” me ushqim deti të mrekullueshëm dhe njerëz miqësorë.

E vendosur në riverën shqiptare, Ksamili ka “ujëra të qarta, plazhe të izoluara dhe restorante paqësore”, me një liqen si Syri i Kaltër një pikë turistike popullore, ku flluska krijojnë ngjyra që duken si sy.

Ksamili, një qytet në Meksikë, një qytet në Ruandë, një qytet në Kolumbi, një qytet holandez, një shkretëtirë në Jordani, një qytet antik i Rrugës së Mëndafshit në Gjeorgji dhe një qytet i rrethuar nga malet dhe liqenet në Uzbekistan janë ndër destinacionet kryesore të udhëtimit për këtë vit, thekson Express.