Historia e Luanit, fermerit që prodhon mbi 1.000 litra qumësht lope në ditë

93

Pasi punoi mbi pesëmbëdhjetë vjet në Itali, Luani vendosi të hapë një fermë bulmeti në qytetin e tij të lindjes në Fushë-Krujë të Shqipërisë. Me mbështetjen nga USAID, Luan ka përfituar financim për të blerë lopë, për të zgjeruar fermën e tij dhe për të përmirësuar infrastrukturën.

Sot biznesi i bulmetit të Luanit prodhon mbi 1.000 litra qumësht në ditë dhe furnizon kompanitë e bulmetit në të gjithë Shqipërinë. Luani aspiron të rrisë më tej biznesin e tij-ai planifikon të përmirësojë çatinë e fermës së tij dhe të blejë më shumë lopë. / Informacioni nga Usaid Albania