Bruna, filozofja emigrante që hapi shtëpi mode në Shqipëri që njihet në të gjitha vendet europiane

45

Shumë emigrantë, janë kthyer në Shqipëri dhe kanë ngritur sipërmarrjen e tyre mbi bazën e përvojës dhe eksperincës që kanë fituar në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

I tillë është edhe rasti i Brunës, që është diplomuar në Itali për Filozofi por me një pasion të madh për modën, ajo u kthye në Shqipëri për të krijuar një shtëpi mode.

Prej tre vitesh tashmë prodhon veshje, në një mjedis ku përfshihen zyrat e dizajnit dhe modelimit e deri tek prerja, qepja dhe së fundmi përgatitja për eksport.

Bruna e ka të regjistruar markën e saj në Itali dhe njihet në të gjitha vendet europiane.

I gjithë prodhimi shkon për eksport në Itali dhe është në nivel të ngjashëm prodhimi me shumë kompani të tjera me emër në tregun italian.