BSH: Depozitat në lek u rritën me 5.9 miliardë lekë, në fund të qershorit

8

Në fund të muajit qershorit 2023, stoku i depozitave në lekë arriti 547 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, depozitat në lek u rritën me 1% , ose 5.9 miliardë lekë më shumë.

BSH-ja vlerëson se, rritja e depozitave bankare ka ardhur si nga bizneset ashtu dhe nga individët.

Kjo është rritja më e fortë që nga muaji dhjetor 2022 dhe e para pas pesë muajsh radhazi kur kursimet në monedhën vendase në banka ishin në tendencë rënëse.

Me bazë vjetore, kursimet në lekë janë rritur vetëm me 0.8%.

/ata.gov.al