Bukë Misri me Presh – Receta me Shije të Përkryer

3

Bukë misri me presh dhe ullinj

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 gotë kos
  • ½ gotë qumësht
  • 500g miell misri
  • 3-4 lugë miell gruri
  • 200g djathë i bardhë
  • 500g presh
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Kripë
  • Ullinj pa bërthamë

Përgatitja:

  1. Pastroni dhe prisni preshin në rrathë, skuqeni pak me vaj dhe lëreni të ftohet.
  2. Rrihni vezët, shtoni kosi dhe qumështin gradualisht.
  3. Përzieni preshin e skuqur, djathin e copëtuar, kripën dhe ullinjtë.
  4. Hidhni miellin e misrit, miellin e grurit dhe sodën e bukës derisa të formohet brumi.
  5. Punojeni me duar, vendoseni në një tavë dhe piqeni në 200°C për 35-40 minuta.
  6. Lëreni të ftohet dhe shërbejeni me djathë të bardhë ose salcë kosi.

Referenca: agroweb.org