Bursa të plota për maturantët shqiptarë në akademitë më të mira ushtarake të SHBA-së

11

18 bursa të plota ofrohen për në akademitë më të mira ushtarake të SHBA-së për maturantët më mirë.

Rekrutohen kandidatë për studime në akademitë ushtarake në SHBA për vitet akademike 2021 – 2025. Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të përzgjedhë 6 (gjashtë) kandidatë për çdo akademi ushtarake: Akademinë e Forcave Ajrore, Akademinë e Forcave Detare dhe Akademinë West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për vitet akademike 2021 – 2025.

Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e seleksionimit të mëtejshëm nga vendi pritës.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 06 nëntor 2020