Butrinti 2500 vjeçar, pasuria e jashtëzakonshme e Shqipërisë me tre statuse të veçanta

23

Parku 2500-vjeçar i Butrintit është një prej zonave më të veçanta në Shqipëri.

Butrinit gëzon tre statuse, Park Kombëtar Arkeologjik, pasuri e UNESCO-s si dhe Park Kombëtar për vlerat natyrore të tij.

Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1992 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kjo sipërfaqe u zgjerua në vitin 1999. Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës.

Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike prej 1600 ha, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta.