Buxheti 2022/ 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët, rritje pagash me 6%. Ja kush përfiton

371

Projektbuxheti për vitin e ardhshëm parashikon fonde të posaçme për rritjen e pagave dhe indeksimin pensioneve. Kështu sipas të dhënave të detajuara, fondi kontigjencë për politika pensionesh është parashikuar në rreth 2.6 miliardë lekë i cili do të përdoret për indeksim.

Qeveria ka parashikuar rritje të nivelit të përfitimeve të pensionistëve sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të  konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në produktet bazë të shportës. Rritja është llogaritur me  indeksin mesatar 2.5 % në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti. Ndërkaq, është parashikuar një fond prej 3.5 miliardë lekësh për bonusin e pensionistëve, i cili do të shpërndahet si shpërblim për festat e fundvitit, në vlerën e 5 mijë lekëve.