By Passi i Fierit/ Një korsi hapet para sezonit turistik

191

Një korsi e By Pass-it të Fierit do të jetë e aksesueshme nga automjetet përpara nisjes së sezonit turistik.

Punimet janë duke ecur me ritme të shpejta dhe synohet që njëri krah i kësaj nyjeje të rëndësishme për trafikun drejt jugut të vendit, të jetë gati në fund të muajit qershor.

Punimet janë duke vijuar sipas grafikut të miratuar nga ARRSH dhe se çdo ditë ky institucion monitoron ecurinë e tyre.

240 punonjës, janë angazhuar nga kompania për përfundimin në kohë të punimeve ndërsa ato vijojnë edhe gjatë natës. Aktualisht po punohet për ndërtimin e tri urave, asaj të Hoxharës, Semanit dhe Pojanit, në dy prej të cilave pritet që brenda muajit prill të vendosen strukturat metalike.