Çelet ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”

46

Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”, e cila përmban faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave, vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Përshkrimi i Arbërisë para pushtimit osman pasqyrohet në këtë ekspozitë nëpërmjet hartës me principatat shqiptare të kohës, bashkë me emblemat e tyre, si dhe fisnikët që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, çka përbënte bashkimin politik dhe ushtarak më të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve.

Të pranishmit vizituan ekspozitën dhe u ndalën veçanërisht tek stendat që pasqyronin veprimtarinë dhe betejat e Gjergj Kastriotit.