Çelet panairi Agro-Kulturor në Burrel

7
Në qytetin e Burrelit është çelur panairi Agro-Kulturor, ku janë ekspozuar produktet bujqësore tipike të zonës, krahas atyre artizane, që janë një aset i çmuar dhe potencial për zhvillimin e turizmit kulturor.
Ky panair mblodhi bashkë fermerë dhe biznese lokale, të cilët prodhojnë produkte organike të zonës, si nënprodukte të qumështit, fruta dhe derivate të tyre, që janë mjaft të kërkuara nga konsumatori
Aktivitetet e këtij lloji synojnë të nxisin ekonominë lokale dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në diversifikimin e fermave bujqësore edhe në pika të produkteve të përpunuara.
Për vizitorët e pranishëm gjatë eventit u ofruan gjithashtu gatime tradicionale.
Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj ndau foto në rrjetet sociale nga ky panair.
“Aktivitete të tilla i duhen shumë komunitetit tonë dhe ne do të krijojmë kushtet e nevojshme për ta kthyer në traditë këtë nismë”, u shpreh Malaj.
/ata.gov.al