Çertifikohen 159 guidat e para turistike të Shqipërisë

286

Historia e Shqipërisë, kultura, traditat, natyra madje edhe legjendat që fshihen pas saj do t’u rrëfehen tashmë turistëve në mënyrë profesionale nga guidat e para të certifikuara shqiptare.

159 guidat e para të certifikuara do të listohen në faqen e Ministrisë së Turizmit. Aty agjencitë dhe institucionet e interesuara mund të drejtohen në çdo kohë, nëse janë në kërkim të një udhërrëfyesi turistik.