Kurs për kualifikimin e të papunëve, trajnim falas për të gjithë të regjistruarit në zyrat e punës

219

Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të nisë së shpejti një projekt për rikualifikimin e të gjithë personave që janë të regjistruar si të papunë në zyrat e punës për të marrë aftësim profesional në 12 sektorë të ndryshëm.

Trajnimet do të zgjatin 1 vit dhe të gjitha pagesat do të bëhen nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

Pjesë e kësaj skeme do të jenë edhe personat e familjeve me ndihmë ekonomike që kanë pjesëtarë në moshë pune aktive.

Numërohet që pas 1 viti trajnimit do t’i jenë nënshtruar 76 mijë persona. Projekti i rikualifikimit pritet të ulë nivelin e papunësisë. Për 6 mujorin e parë të këtij viti papunësia zbriti në 12.4%.