Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse nuk e pini kafenë e mëngjesit? Ja studimi

169

Njerëzit që preferojnë të nisin ditën me një filxhan kafeje, e kanë të pamundur të heqin dorë nga kjo traditë.

Kafeina dhuron energji, e bën njeriun të jetë më i vëmendshëm dhe më i motivuar.

Madje sipas disa studimeve, kafeina mundet të përmirësojë edhe aftësitë e të mësuarit dhe ato motorike.

Më poshtë do të mësoni se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk e pini kafenë e mëngjesit si çdo ditë por e ndërprisni atë.

Çfarë Ndodh Nëse Nuk E Pini Kafenë E Mëngjesit

Nëse krejt papritur hiqni dorë nga rituali i pirjes së kafesë në mëngjes, do të ndiheni letargjikë e të plogësht.

Ju mund të ndiheni edhe të hutuar, nervozë, të mërzitur dhe përtacë.

Në shumë raste, do të ndieni  dhimbje koke, madje edhe rënie të tensionit të gjakut.

Një analizë studimore e Universitetit Johns Hopkins, të cilës i referohet AgroWeb.org zbuloi se njerëzit që kanë mungesë kafeine, përjetojnë simptoma të ngjashme me gripin.

Këtu përfshihen të përzierat, të vjellat dhe dhimbjet muskulare.

Sipas kësaj analize, trupi krijon një lloj varësie ndaj kafesë, e cila ndonëse nuk është e ngjashme me atë të drogës, mbetet varësi.

Për pasojë, duke qenë se kafeinës i duhen plot 24 orë për të dalë plotësisht nga organizmi, është e llogjikshme që njeriu zgjohet me dëshirën për kafe.

Pirja e kafesë konsiderohet si një ritual shoqëror, një moment i paqtë dhe deri diku i gëzueshëm.

Nga ana tjetër, ka arsye të forta përse njeriu duhet të tregohet dorështrënguar me kafenë.

Këtu mund të përmendim rastin e njerëzve që kanë vështirësi në fjetje apo ata që kanë shqetësime me tretjen.

Kohëzgjatja E Simptomave Të Lënies Së Kafesë

Simptomat e lënies së kafesë janë të ndryshme në bazë të organizmit të individit.

Duke qenë se vetëm aroma e kafesë nxit dëshirën për kafeinë, është tepër e lehtë t’i rikthehesh ritualit të pirjes së kafesë.

Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që njerëzit që duan të lënë kafenë, ta bëjnë atë në mënyrë graduale.

Simptomat e mungesës së kafesë shfaqen 12 deri në 24 orë nga kafeja e fundit që keni pirë dhe arrijnë kulmin në orën e 20-të apo të 51-të që nga pirja e kafesë.

Këto simptoma mund të zgjasin nga 2 deri në nëntë ditë.