Çifti vjen nga Italia në Krutje, mbjellin 450 lloje trëndafilash

672

Sonila dhe Xhusepe janë një cift shqiptaro-italian që prej dy vitesh kanë ardhur të jetojnë në Krutje të Divjakës

Ata u zhvendosën nga Italia së bashku me biznesin e tyre të rritjes së trëndafilave që sot i mbjellin në Shqipëri, ku numërojnë rreth 450 lloje.

Sonila Vogli jetoi 16 vjet ne itali ku studioi per bimet mjekësore dhe është e specializuar per rritjen e  trëndafilave.  Me bashkëshortin nisën të mbillnin 30 varitetet e para  në fushat e Toskanës, për të prodhuar vajin esencial të lules erëmirë.

“Kujdesem për trëndafilat që në celjen e tyre dhe deri në rritjen, ka trëndafila që nuk mund të çelin dot sepse nuk ju pëlqen toka, ambienti ndaj përzgjedh të mbaj ato me te mirat. Me parë në Itali  kam qenë stilist për këpucë grash dhe më pas menaxher dhe mësues këpucarësh në Kinë, Indi dhe Arabi.”

Sonila dhe Xhusepe nuk i ka marrë malli për Italinë. Ata vazhdojnë punën e tyre nga Shqipëria dhe me jetën e mëparshme i lidh tashmë vetëm tregtia, pasi i gjithë prodhimi i tyre shkon për eksport./TCH