Nga data 1 shkurt, çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë do të pësojë një ulje. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) do të shqyrtojë të martën propozimin për çmimet e shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025, për të përcaktuar tarifat e reja.
Kjo ulje do të ndikojë vetëm konsumatorët familjarë, ndërsa çmimet për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, si dhe furrat e bukës, do të mbeten të pandryshuara.
Aktualisht, familjet shqiptare paguajnë 9.5 lekë/kWh (pa TVSH) ose 11.4 lekë/kWh (me TVSH) për energjinë elektrike. Detajet mbi çmimin e ri të propozuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nuk janë bërë ende publike.
Vendimi për rishikimin e tarifave është ndërmarrë pas performancës pozitive të kompanive publike të energjisë, duke krijuar mundësinë për të ulur kostot për konsumatorët familjarë.