Çmimi Nobel për mjekësi u shkon ekspertëve që shpikën kurën e kancerit

176

Dy shkencëtarë që kanë zbuluar si të luftojnë kancerin duke përdorur sistemin imunitar të trupit, kanë fituar Cmimin Nobel të 2018 për fiziologji ose mjekësi.

Puna, nga profesor James P Allison nga ShBA dhe profesor Tasuku Honjo nga Japonia, ka sjellë trajtime për kancerin e lëkurës. “Pika e kontrollit të imunitetit ka revolucionarizuar trajtimin e kancerit”, tha Akademia Suedeze e Çmimit.

Ekspertët thonë se kjo është provuar dhe ka rezultuar “jashtëzakonisht efektive”.

Profesorët Allison dhe Honjo do marrin çmimin Nobel prej 870 mijë eurosh.

Ndërsa pranonte cmimin, Tasuku Honjo u tha gazetarëve: “Unë dua të vazhdoj studimet e mia kështu që kjo terapi do të shpëtojë shumë pacientë me kancer”.

Profesor Allison tha: “Është një privilegj i madh emocional për të takuar pacientët e kancerit të cilët janë trajtuar me sukses. Ata janë dëshmi e gjallë e fuqisë së shkencës bazë, ndjekja e thirrjes sonë për të mësuar dhe për të kuptuar se si funksionojnë gjërat. “