“Corriere della Sera”: Tirana, destinacion për festat e fundvitit

245

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë jehonë ndryshimeve që kanë ndodhur 3 vitet e fundit në Tiranë, por edhe ta promovojnë atë si një destinacion turistik, që po merr vëmendje të zgjeruar në Europë.

Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” e rendit Tiranën si destinacionin më të mirë për turistët italianë për festat e fundvitit, duke e cilësuar si një nga qytetet më të reja, me alternativa dhe kosto të ulët, në Europën e re.

Në suplementin e saj, “Corriere della Sera” evidenton nismën e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për Pyllin Orbital për gjelbërimin e kryeqytetit, si dhe transformimin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri dhe Piramidës që do të nisë së shpejti.

a.ç