Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar 7 këshilla si të flasim me fëmijët tanë në lidhje me COVID-19.
Drejtojuni atyre me pyetje të hapura dhe dëgjoni.
Filloni duke e ftuar fëmijën tuaj të flasi për këtë çështje. Zbuloni se sa ata tashmë dinë dhe ndiqni rrjedhën e tyre. Nëse nuk mund t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre, mos hamendësoni! Eshtë një mënyrë për të eksploruar së bashku – faqe si Organizata Botërore e Shëndetësise, janë burime shumë të sakta informacioni.
Jini të sinqertë: tregoni të vertetën, në një mënyrë të kuptueshme nga fëmijët
Fëmijët kanë të drejtën e informacioneve të vërteta në lidhje me ato që po ndodhin në botë, por të rriturit gjithashtu kanë përgjegjësi t’i ruajnë ata nga shqetësimi. Përdorni gjuhë të përshtatshme për moshën, shikoni reagimet e tyre dhe tregohuni të ndjeshëm ndaj nivelit të tyre të ankthit.
Tregojuni atyre si të mbrojnë veten dhe shokët
Një nga mënyrat më të mira për t’i mbajtur fëmijët të sigurt nga #Coronavirus dhe sëmundjet e tjera është thjesht inkurajimi i larjes së rregullt të duarve. Nuk ka nevojë të jetë një bisedë e frikshme. Gjithashtu mund t’i mësoni si të mbulojnë teshtimën dhe të tregojnë nese kanë temperaturë, apo kollë.
Ofrojuni siguri
Kur shohim shumë imazhe shqetësuese në TV ose në Internet, mund të ndihemi sikur kriza është rreth nesh. Fëmijët mund të mos bëjnë dot dallimin midis pamjeve në ekran dhe realitetit të tyre, duke besuar se janë në një rrezik të afërt. Ju mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të përballen me stresin duke krijuar mundësi që ata të luajnë dhe të pushojnë, kur është e mundur.
Kontrolloni nëse po përjetojnë apo përhapin paragjykime
Përhapja e COVID-19 ka sjellë me vete raportime të shumta rracizmi në të gjithë botën, kështu që është e rëndësishme të siguroheni që fëmijët tuaj as nuk po përjetojnë dhe as nuk kontribuojnë në përhapjen e rracizmit. Shpjegoni se koronavirusi nuk ka asnjë lidhje me pamjen e jashtme të dikujt, me prejardhjen e tyre apo me gjuhën të cilën flasin
Kërkoni bujarët
Eshtë e rëndësishme që fëmijët të dinë që njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin me akte mirësjelljeje dhe bujarie. Ndani histori të punonjësve shëndetësorë, shkencëtarëve dhe të rinjve të cilët po punojnë për të ndaluar përhapjen dhe për të mbajtur komunitetin të sigurt.
Kujdesuni për veten tuaj
Ju do të jeni në gjendje t’i ndihmoni fëmijët tuaj më mirë nëse dhe ju përballeni mirë me situatën. Fëmijët me shumë mundësi do kopjojnë reagimin tuaj ndaj situatës, kështu që i ndihmon ata të dinë se jeni të qetë dhe të kontrolluar.