Datat e reja/ Hapen pjesërisht universitetet, si do veprohet me ata që diplomohen dhe të tjerët

84

Universitetet do të hapen në qershor. Ky është vendimi i Ministrisë së Arsimit.

Studentët e vitit të fundit, të cilët do të diplomohen do të nisin mësimin në qershor dhe provimet do t’i japin në korrik deri në javën e parë të gushtit.

Ndërsa studentët e viteve të tjera do të nisin shkollën më 25 gusht deri në fund të shtatorit, ndërsa provimet dhe riprovimet do t’i japin në tetor.

Universitetet private mund t’i rikthehen më shpejt auditorëve pasi kanë më pak student. Ato janë të detyruar të ndjekin rrregullat për distancimin social dhe atë të dezinfektimit të ambienteve.

Deri më datën 15 maj universitet duhet të detajojnë planin e tyre për kthinin e studentëve në shkolla, atë të distancimit fizik, dezinfektimin dhe numrin e studentëve dhe t’ia dërgojnë atë ministrisë.