Dëbora e parë në Alpe, pamjet e mrekullueshme të liqenit të Sylbicës

18
Dëbora e parë ka mbërritur në Parkun Kombëtar të Alpeve.  AdZM Kukës publikoi në rrjetet sociale pamje të mrekullueshme nga Liqeni i Sylbicës, monument natyre në dëborë.
Pas një vjeshte të ngrohtë dhe me diell, vendi u përfshi nga moti me reshje dhe ulje temperature që kanë sjellë edhe dëborën e parë në lartësitë e maleve e duke i falur peizazhit magjinë e bardhësisë.
Lugina e Tropojës është pjesë edhe e shtegut turistik “Tropojë e Vjetër-Myhejan-Sylbicë”, ndër më të kërkuarat nga turistët.
Rrugëtimi në këtë shteg përbën një eksperiencë të rrallë me florën e pasur, e cila nis nga pyjet e vjetër të Ahut deri në kullotat alpine, ku ndodhen edhe monumentet e natyrës, liqeni i Sylbicës dhe liqeni i Dashit.
/ata.gov.al