Destinacione miqësore ndaj kuletës, Shqipëria e dyta në listë për italianët

27

Të gjithë pëlqejmë të udhëtojnë dhe të pushojmë, por gjithmonë ka një problem të madh: ana ekonomike. Edhe fqinjët italianë janë në kërkim të desinacioneve miqësore ndaj kuletës.

Mediat italiane kanë propozuar 5 destinacione për individët që kanë një buxhet të pakufizuar dhe Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut.

Më poshtë janë 5 destinacione që ka dhënë Travelblog.it për udhëtime me kosto të ulët në gusht 2019.

Maqedonia: Greqia në përgjithësi nuk është ndër destinacionet më të shtrenjta në botë dhe ka shumë për të ofruar. Natyrisht, në gusht çmimet janë pak më të shtrenjta, por nëse shkoni në Maqedoni do të zbuloni Ohrin me liqenin e tij të lashtë kishën e Shën Gjonit në stilin bizantin dhe kishën e Shën Sofisë.

Shqipëria: midis vendeve që duhet të zbulohen kryesore në listë është Shqipëria. Jo shumë e shtrenjtë, aty mund të admirohet kështjella e Rozafës në Shkodër, Syri I Kaltër në Sarandë, pa harruar Tiranën me Sheshin Skënderbe, Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe malin Dajt.

Malta: Pse jo një udhëtim në Maltë? Nuk është shumë larg, nuk do të duhet të bëni fluturime të gjata ose udhëtime me anije që kurrë nuk përfundojnë dhe, me një largësi të vogël, ku nuk do të shpenzoni shumë. Në Maltë mos harroni të vizitoni Katedralen e Shën Gjon Pagëzorit, Xhamitë e famshme Barrakka, Shpella e Garg Dalamit, Shtëpia Romake, Shpella e Vogël dhe ishulli i Gozos. Gjëja e rëndësishme në sezonin me frekuentim të lartë është të shmangen plazhet më të famshme, të mbushura me turistë dhe të lëvizni pak më tej.

Bullgaria: Bullgaria është gjithashtu një destinacion i shkëlqyer me kosto të ulët. Nga kryeqyteti Sofje ju mund të lëvizni në zona më pak të mbushura me njerëz dhe të vizitoni Veliko Tarnovën, kryeqytetin e lashtë, qytetin e trashëgimisë UNESCO të Nesebǎr, manastiret e shumta të shpërndara në të gjithë vendin ose thjesht shëtitje përgjatë bregut të bukur jugor të Detit të Zi dhe më pak të mbushur me turistë.

Hungaria: nëse Princesha Sisi e donte aq shumë, do të ketë pasur një arsye. Hungaria do t’ju befasojë: Budapesti, kështjellat e shumta, liqeni i Balatonit apo qyteti i vogël i Pecs i përbërë nga rrugicat, sheshet e vogla dhe kishat.