Maria Montessori është një nga të paktat pedagoge që ka ndihmuar në revolucionarizimin e mënyrës së rritjes së fëmijëve gjatë shekullit 20. Ajo ishte e njohur për formulimin e këshillave të shkurtra dhe me ndikim për prindërit
- Fëmijët mësojnë nga ambienti që i rrethon.
- Nëse një fëmijë kritikohet vazhdimisht, ai mëson të ndëshkojë të tjerët.
- Nëse fëmija lavdërohet shpesh, ai mëson të vlerësojë të tjerët.
- Nëse kundrejt fëmijëve tregoheni armiqësor, ai mëson të luftojë.
- Nëse jeni të ndershëm me fëmijën, ai mëson kuptimin e drejtësisë.
- Nëse e perqeshni fëmijën, ai bëhet i ndrojtur.
- Nëse një fëmijë ndihet i mbrojtur dhe i sigurtë, ata mësojnë të kenë besim tek njerëzit.
- Nëse e bëni fëmijën të ndihet i turpëruar, ai do mësojë të ndihet gjithmonë fajtorë.
- Nëse fëmija inkurajohet herë pas here, ai do të mësojë të ketë vetëvlerësim.
- Nëse e pëlqeni i femijen, ai do mësoje durimin.
- Nëse fëmijës i jepni mbështetje, ai do mësojë të ketë besim në vete.
- Nëse fëmija jeton në një atmosferë miqësie dhe ndihet i dobishëm, ai do mësoje si të gjejë dashurinë.
- Kurrë mos flisni keq për një fëmijë, as në pranine e tyre, as pas shpine.
- Përqëndrohuni në kultivimin e më të mirës në një fëmije. Në këtë mënyrë s’do kete vend për keq brenda tij.
- Gjithmonë dëgjojeni dhe përgjigjuni pyetjeve të fëmijëve apo kërkesave që ju bëjnë.
- Respektojeni femijën, edhe kur bëjne gabime. Ai do jetë i aftë ta korrigjoje gabimin sa më shpejt të jetë e mundur.