Disa të dhëna që duhet t’i dini për tokën në Shqipëri

127

Sipërfaqja e përgjithshme e tokës në Shqipëri është 2,875,000 ha, nga të cilat 699,000 ha ose 24% janë tokë bujqësore (duke përjashtuar kullotat), 36% pyje, 16% kullota të përhershme dhe 24% të tjera.

Rreth 43.3% e tokës bujqësore ndodhet në zonat fushore, 34% në zonë kodrinore, 22.7% në rajonet malore.

Të dhënat janë azhurnuar nga Koperacioni Gjerman, nëpërmjet GIZ dhe u takojnë zhvillimeve në bujqësi deri në fund të 2017-s.

Sipërfaqja e tokës e pozicionuar në Ultësirën Perëndimore, 0-200 metra mbi nivelin e detit, është përshtatshme për kultivimin e grurit, perimeve në fushë dhe në serë, fasule, misër, bimët e foragjereve, agrume, fiq, pemë ulliri dhe rrush etj.

Në strukturën e prodhimit bujqësor, 55% e prodhimeve dominohen nga prodhimet e fushës dhe pemët dhe 45% nga blegtoria.

Drithërat (sidomos gruri), perimet, patatet dhe fasulet përbëjnë 37% të prodhimit.