Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë të hapura për t’ju ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore.
Ditën e dielë më 7 Prill, nga ora 07:30- 14:10 të gjithë qytetarët që nuk kanë mundur gjatë javës të kryejnë kontrollin bazë mjekësor, do të kenë mundësi të marrin këtë shërbim në fundjavë në çdo Qendër Shëndetësore.