Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit, AKZM: Prania e tij në Shqipëri dëshmi e ekosistemeve cilësore

8

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit, i njohur në gjuhën shkencore si Lynx.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale momente të kamerave kurth, që dokumentojnë praninë e Rrëqebullit të Ballkanit në vendin tonë.

“11 qershori shënon “Ditën Ndërkombëtare të Rrëqebullit”, thesarit unik të Shqipërisë. Prania e tij në territorin tonë ndër vite, është një dëshmi e rëndësishme e habitateve dhe ekosistemeve cilësore”, thekson AKZM.

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut. Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut.

Në Shqipëri mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”.

Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij. Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut. Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut. Në Shqipëri mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”. Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij. Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në Shqipëri ai gjendet në Malin e Munellës, Pukë, në zonën kufitare të Shebenikut, etj.

/ata.gov.al