Priten mbi 6 milionë pasagjerë në 2023, ardhja e “Ryanair” rrit konkurencën

1

Ardhja e kompanisë “Ryanair” në Shqipëri do të ndikojë edhe më tej në rritjen e konkurrencës, ndërsa është një tregues i fortë për standardet që po arrihen në aeroportin e Tiranës.

‘Ryanair’ një ndër kompanitë më të njohura low cost në botë, do të nisë operimet e saj edhe nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, fillimisht me 18 destinacione, nga të cilat 9 destinacione të reja. Një mundësi më shumë për të gjithë pasagjerët e që do të ndikojë edhe më tej në rritjen e konkurrencës, por edhe një tregues i fortë për standardet që po arrijmë dita ditës në aeroportin e Tiranës.

Ministrja theksoi se, “mbi 6 milionë presim të jetë numri i pasagjerëve të përpunuar gjatë 2023”.

Përmes investimeve të realizuara po krijohen të gjitha lehtësirat për çdo udhëtarë pa krijuar vonesa.

/ata.gov.al