“Ditar i një hapësire” mbërriti në finishin e tij. Prezantimi 7 mujor i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, për vizionin “Shqipëria 2030” mblodhi në këto muaj mbi 5 mijë vizitorë, 1502 mes të cilëve vizitorë të huaj. Në ambjetet e kësaj ekspozitë (në Galerinë Kombëtare të Arteve) u zhvillua edhe një ndër mbledhjet më të veçanta të Këshillit Kombëtar të Territorit, ku u miratuan dokumentat strategjikë: Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin dhe Planin e Integruar Ndërsektorial për Zonën Ekonomike Tiranë – Durrës. Prezantimi disa mujor nuk mbeti vetëm i tillë, por, mori formën e një vendi ku rrëfehet për Shqipërinë, formimin e vendbanimeve të saj, thesaret që ajo mbart dhe për të cilat duhe të behemi të vetëdijshëm; ku rrëfehet për dëmet që i kemi shkaktuar territorit, por edhe për potencialet e tokës tonë.
Ekspozita u prezantua si një rrugëtim në kohë e në hapësirë, si një ditar ku është shkruar historia e territorit, ku flitet për të tashmen e projektohet vizioni i së ardhmes, një këndvështrim mbi planifikimin në tokën shqiptare duke nisur nga viti 500 p.e.s deri në vizionin për 15 vitet e ardhshme.