Dixhitalizimi i shërbimeve, shqiptarët morën 620 mijë vërtetime përmes telefonit

104

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë bilancin 2-vjeçar të shërbimeve që ofrohen nga platforma online e-Albania. Përmes këtij sistemi janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.

Një vit më parë nisi shërbimi on line pa asnjë kosto për bizneset, individët dhe institucionet publike.

Një vit më pas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se përmes platformës e-Albania janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.

Pjesa më e madhe janë vërtetime për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të marra nga individë apo subjekte, por edhe për pagim detyrimesh. Janë rreth 10 shërbime që mund të merren në rrugë elektronike. Tatimpaguesit, individët dhe nënpunësit e Administratës Publike duhet të logohen në portalin e-Albania me anë të kredencialeve të tyre dhe më pas vërtetimet shkarkohen on line.

Dixhitalizimi i shërbimeve publike nisi në vitin 2015 me firmosjen e marrëveshjes së qeverisë me Bankën Botërore e cila financoi 32 milionë dollarë për programin “Inovacioni kundër korrupsionit – Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin”.