Domatja Kokërrvogël e Shalës – Karakteristikat e Varietetit të Veçantë

16

Varietetet e shumta të domateve që rriten në vendin tonë krijojnë mundësinë e shijeve të ndryshme.

Domatja që do të flasim sot i përket familjes solanum lycopersicum, dhe është kultivuar në vendin tonë për 80 vite.

Zona nga e cila ka marrë edhe emrin ky frut është pikërist Nenmavriqi i Shalës, mes Dukagjinit dhe Shkodrës.

Kjo farë sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org është ruajtur brez pas brezi dhe aktualisht zë 15% të sipërfaqes së mbjellë.

Kjo domate është goxha e rrallë, madje specialist të fushës siç janë Prof. Dr. Sokrat Jani dhe Prof. Dr. Fetah Elezi  e kanë cilësuar si specie në zhdukje.

Kushtet e kultivimit të domates kokërrvogël të Shalës

Fermerët e mbjellin këtë bimë në ngastra tarracore të sheshta,  me ekspozicion nga dielli,  toka të thella e të pasura dhe me mundësi ujitjeje.

Sipas ekspertëve domatja e Shalës është me cikël të shkurtër dhe mbillet në fillim të Majit dhe prodhimi nis pas 8-10 javësh.

Pra në mes të Korrikut dhe vazhdon deri para ngricave të para të vjeshtës.

Mbjellja në fusha duhet të bëhet patjetër në kohë të ngrohtë kështu fidani do të ketë më shumë mundësi që të rritet i shëndetshëm.

Ujitja, plehërimi dhe prashitja e bimëve bëhet në mes të rreshtave, kështu kanë më shumë hapësirë për t’u rritur.

Domatja rritet në formën e një shkurreje kacavjerrëse dhe prodhon rreth 10-12 fruta.

Karakteristikë e kësaj bime janë frutat e vogla me majuc dhe pesë mesatare rreth 30g.

Karakteristika të Bimës

Ngjyra e domates është e kuqe e plotë dhe shija anon pak në të athët.

Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj vrugut temperaturave të ulëta dhe të larta.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga ekspertët e fushës, kjo domate jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm

Preferohet për konsum të freskët dhe gatime për konsum në familje dhe për tregun lokal.

/agroweb.org