Doni të blini makinë të përdorur? Ja si të verifikoni direkt nëse është e vjedhur apo e aksidentuar

1206

Ata që duan të blejnë një automjet të përdorur tashmë kanë mundësinë që të bëjnë vetë verifikimin e mjetit, prejardhjen e tij dhe nëse ai është i vjedhur apo jo.

Hyr te www.dpshtrr.gov.al dhe verifikoje online kategorinë mjedisore, prejardhjen dhe tregues të tjerë teknik, nëpërmjet numrit të shasisë ose/edhe të targës!

DPSHTRR ofron për herë të parë një faqe të dedikuar, bazuar në eksperiencat më të mira të homologëve tanë, me website zyrtare e referime nëpërmjet të cilave mund të gjeni përgjigje të sakta për pyetje dhe të dhëna si:

?Cilat janë të dhënat teknike të mjetit?
?Cilat janë të dhënat mbi kilometrazhin e mjetit?
?Çfarë kategorie mjedisore është mjeti?
?A ka patur mjeti ndonjë dëmtim?
?A ka mjeti ndonjë problem prodhimi?
?Cili ka qenë përdorimi i mëparshëm i mjetit?
?Është automjeti i regjistruar në databazën e automjeteve të vjedhura?
?Sa zotërues ka pasur mjeti?

✔️Verifiko Mjetin nëpërmjet Numrit të Shasisë!

Vindecoderz.Com
* Vindecoder.Pl
* Vindecoder.Eu
Autodna.Com web zyrtar me informacion të plotë për vende të ndryshme
Decodethevin.Com kryesisht për mjetet që importohen nga USA e KANADA
Datamb.Com web i konstruktorit, për markat Mercedes Benz, Daimler, Daimler Chrysler
* Bimmer.Work web i konstruktorit, për markat BMW e Minicooper
* Es.adpolice/Certificates web zyrtar, për mjetet që importohen nga Emiratet e Bashkuara/Dubai. Verifikohet nëpërmjet numrit të certifikatës
Vpic.Gov website zyrtar, vetëm për mjetet që importohen nga USA

✔️Verifiko Mjetin nëpërmjet Targës!

* Vegvesen.No për mjetet që importohen nga Norvegjia
* Ovi.rdw.Nl për mjetet që importohen nga Hollanda
* Mobilit.fgov.Be për mjetet që importohen nga Belgjika
* Motorregister.skat.Dk për mjetet që importohen nga Danimarka
Dgt.Es/Distintivo-Ambiental verifikohet kategoria mjedisore e mjeteve që importohen nga Spanja
* Fu-regnr.transportstyrelsen.Se për mjetet që importohen nga Suedia
* Ilportaledellautomobilista.It web zyrtar, për mjetet që importohen nga Italia. Kategoria mjedisore
* Aplikacioni Veicolo. Vetëm për mjetet që importohen nga Italia, kategoria mjedisore si dhe tregues të tjerë
* Ibc.Ca kontroll nëse mjeti është përfshirë në katastrofë natyrore