Doni të jeni sa më produktivë gjatë këtij viti të ri? Ja 4 këshilla

82

Është thuasje e pamundur që ne të menaxhojmë në mënyrë të përkryer të gjithë faktorët që na shpërqendrojmë dhe të fokusohemi 100 për qind te gjërat të cilat duhet t’i realizojmë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, ne e dimë se cilat janë gjërat më të rëndësishme për t’u bërë, dhe madje e dimë fare mirë sesi t’i realizojmë ato, por në fund të fundit një pjesë e madhe e tyre mbeten të papërfunduara. Pyetja më e shpeshtë që bëhet në këtë drejtim është, Pse ndodh kjo gjë, pse ne dështojmë në këtë drejtim?

Mjedisi ku ne punojmë luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Truri ynë është i projekuar në mënyrë që të dallojë dhe t’i përgjigjet informacionit të ri. Prandaj ndaj cdo faktori të jashtëm që mund të ndikojë duke na hequr përqendrimin nga një gjë tjetër më e rëndësishme, ne duhet të dimë si t’i përgjigjemi.

Vendosni prioritete

Në fillim të cdo dite shpenzoni pesë minuta kohë duke krijuar një plan pune. Fillojeni nga ato detyra të cilat duhet të përfundohen brenda një kohe më të shkurtër dhe vazhdoni me të tjera të cilat kanë një kohë më të gjatë për t’u përfunduar. Shkruajini ato ditë për ditë dhe në fund të ditës bëni bilancin e atyre detyrave që janë përfunduar dhe të atyre që janë lënë papërfunduar dhe mundohuni të zbuloni faktorët që ndikuan në këtë drejtim.

Ambient pune i përshtatshëm

Një prej faktorëve kryesorë që ndikon në shpërqendrimin e pjesës më të madhe të punonjësve është smungesa e kushteve të duhura dhe një ambient pune  i përshtatshëm.

Hiqni dorë prej “zakoneve të këqija”

Shmangni sa te mundeni “zakonet e keqija”. Mos humbi kohë duke lundruar në rrjetet sociale dhe në vend të kësaj ju mund të rishikoni një detyrë të cilën duhet ta realizoni më vonë dhe të përgatiteni paraprakisht.

Pushime të shkurtra

Studimet e ndryshme kanë treguar se shpërqendrimi fillon kryesisht pas një pune të pandërprerë prej rreth 90 minutash. Këshillohet që ose pas kësaj periudhe ose edhe përpara saj ju të bëni herë pas here pushime të shkurtra, që do t’ju ndihmojnë për të qenë të përqendruar. Ju mund të dilni për 10 minuta shëtitje, mund të bëni ushtrime të ndryshme meditimi, etj.