Doni të keni sukses? Pesë ligjet e marketingut të mediave sociale

23

Përmirësimi i përmbajtjes së publikimeve që ju bëni në media të ndryshme sociale mund të rrisë audiencën e ndjekësve tuaj në mënyrë të menjëhershme. Por nëse ju vendosni të ndryshoni përmbajtjen e publikimeve tuaja pa pasur asnjë përvojë të mëparshme në këtë drejtim, një gjë e tillë mund të rezultojë një sfidë e vërtetë.

Më e rëndësishmja nga të gjitha është që ju të kuptoni bazat e marketingut të mediave sociale, të cilave në në këtë artikull i jemi referuar si 5 ligjet e marketingut të mediave sociale:

Ligji i të dëgjuarit

Nëse doni të keni më shumë sukses në mediat sociale, atëherë dëgjoni më shumë dhe flisni më pak. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të krijoni përmbajtjen e duhur për audiencën tuaj dhe ta mbani këtë të fundit gjithmonë të lidhur pas publikimeve tuaja.

Ligji i përqendrimit

Është më mirë të jeni të specializuar në një drejtim sesa të prekni fusha të ndryshme pa u përqendruar në asnjërën prej tyre. Nëse ju vendosni të përqendroheni vetëm në një drejtim në mediat tuaja sociale dhe të ndiqni gjithmonë një stratëgji të tillë, atëherë të jeni të sigurtë se ju do të keni sukses.

Ligji i cilësisë

Padyshim që cilësia e tejkalon sasinë. Është më mirë që ju të keni 1,000 ndjekës që ju lexojnë, të ndajnë me të tjerët publikimet tuaja dhe të diskutojnë mbi ato që ju publikoni, sesa të keni 10, 000 ndjekës ku asnjëri të mos ketë interes në përmbajtjen e publikimeve tuaja.

Ligji i durimit

Suksesi në mediat sociale nuk ndodh sa hap e mbyll sytë. Ju duhet të tregoheni të durueshëm në këtë drejtim dhe përveçëse të tëhqini në llogaritë tuaja të ndryshme të rrjeteve sociale ndjekës të rinj, ju nuk duhet të humbisni ndjekësit tuaj të vjetër.

Ligji i “sharing”

Nëse ju publikoni përmbajtje cilësore dhe mbi të gjitha në të cilat audienca juaj të gjejë interes, atëherë ka shumë mundësi që ndjekësit tuaj t’i bëjnë “share” postimeve tuaja, gjë kjo e cila për rrjedhojë do të cojë në një rritje të menjëhershme të ndjekësve tuaj.

Burimi: The Enterpreneur