Doza ditore e bulmetit për një zemër të shëndetshme

27

Prodhimet e bulmetit përveçse shumë të shijshme janë gjithnjë dhe shumë të diskutuara.

Kjo për shkak të laktozës dhe alergjive që shkakton në njërës të ndryshëm apo sasive të yndyrës që përmbajnë.

Debati mbi vlerat e nënprodhimeve të qumështit në shëndetin e mirë të organizmit, më në fund marrin një përgjigje nga ekspertët.

Në këtë artikull AgroWeb.org, ju shpjegon se si ndikon një dozë e vogël ditore bulmeti tek shëndeti i mirë i zemrës.

Si ndikon bulmeti tek organizmi
Sipas ekspertëve produktet e bulmetit si djathi, qumështi apo kosi mund të ulin me 10% rrezikun e atakut apo ishemisë.

Këto shifra vijnë si pasojë e konsumimit të një sasie shumë të vogël djathi çdo ditë.

Vetëm 40 gramë djathë pa yndyrë do të ndihmojë zemrën tuaj për një shëndet më të mirë.

Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, mori të dhëna nga 34,000 persona nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mjekët shpjegojnë se djathi dhe sidomos ai pa yndyrë apo çdo nën produkt i qumështit ul rrezikun e prekjes nga ataku. Kjo sasi e vogël djathi veçanërisht kur është pa yndyrë ka vlera dhe vitamina të mira shëndetësore.

Vitamina të cilat balancojnë yndyrën e mirë në gjak.

Për personat që duan të ndjekin regjimin me bulmet të përfshirë në dietën e tyre mjafton vetëm një copë djathë prej 40 gramë në ditë.

Konsumimi në sasi të mëdha
Produktet e bulmetit dhe kryesisht djathi është pjesë e dietës së përditshme të shumicës së njerëzve.

Veçanërisht në vendin tonë ku djathi dhe sidomos ai i bardhi zë një vend në tavolinën e çdo shtëpie.

Sipas ekspertëve një person konsumon rreth 17. 9 kg djathë në vit që është përafërsisht 49 gr në ditë.

Pra nëse djathi është pjesë e jetës tuaj të përditshme do të përfitoni efektet e tij pozitive në zemër.

Gjithsesi bëni kujdes të konsumoni djathë, kos apo qumësht pa yndyrë dhe mundohuni të mos e kaloni sasinë 50 gr në ditë.

/agroweb.org