Drafti i ri për procedurat tatimore, zbuten gjobat për biznesin

270

kase-905x395

Zbutja e masave ndëshkuese nis nga bizneset që kapen të paregjistruara. Sipas draftit të ri të procedurave tatimore, ndëshkimi për këto biznese nuk do të jetë më mbyllja automatike, por ato do të detyrohen që të regjistrohen. Për bizneset që nuk deklarojnë punonjësit, gjoba ulet nga 500 mijë lekë për të gjitha bizneset siç është aktualisht, në 200 mijë lekë për biznesin e madh dhe 50 mijë për atë të voglin.

Nuk do të ketë as gjoba për punonjësit e familjes dhe nuk dot të ketë as ndjekje penale për këto biznese. Edhe për mosdhënie të kuponit tatimor ndëshkimi do të zbutet. Gjoba do të ulet nga 200 mijë lekë aktualisht në 50 mijë lekë.

Kur biznesi që nuk lëshon kupon është i madh dhe bën pjesë në skemën e TVSH-së, ai kalon në rivlerësim për 3 muaj dhe në rast se moslëshimi i kuponit është i përsëritur, shkelja klasifikohet “evazion tatimor”. Paralelisht, emrat e këtyre bizneseve do të publikohen në listën e zezë në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Burimi: top channel