Drejt përfundimit shëtitorja e re në Sarandë, sezoni veror me aktivitete sociale për të gjithë grupmoshat

17

Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë ka arritur të krijojë një koncept të ri organizativ brenda shëtitores ekzistuese. Kjo ndërhyrje mundësoi zgjerimin e prej 6m deri në 25 m përgjatë bregdetit qendror të qytetit, që nga pika e fillimit afër rrugës së asfaltuar në Hotel Butrinti, deri në afërsi të portit të Sarandës, me një sip rreth 6700 m2, ku janë përdorur për shtrim materiale si gur lokal natyral në tonalitete të ndryshme dhe janë shtuar sipërfaqet e gjelbëruara.

Gjatë zbatimit të punimeve u krye përmirësimi i infrastrukturës nëntokësore, zgjerimi i shëtitores me vepra detare si: (mol, ballkon etj), restaurimi i fasadave, rimodelimi i kioskave dhe përmirësimi i ndriçimit për të shfrytëzuar të gjithë vijën për aktivitete familjare e sociale përgjatë pasdites e mbrëmjes.

Pjesa më e madhe e bizneseve përgjatë shëtitores si përfituesit e parë të kësaj ndërhyrjeje, përpos vizitorëve vendas e të huaj i përkasin sektorit të tregtisë (41.2%), hoteleve dhe restoranteve (21.5%) dhe industrive të përpunimit prej vetëm 6.1%. Ndërkohë Porti i Sarandës renditet i treti sipas rëndësisë kombëtare. Kjo ndërhyrje ka sjellë një sistemim urban” vizualisht estetik, për të shfrytëzuar panoramën e bregut të detit dhe përmes elementëve të shtuar si:

-Ballkoni panoramik: Ndërhyrja konsiston në zgjerimin e ballkonit ekzistues në det, kryesisht të përbërë nga shkallët, në një gjatësi shtesë prej rreth 30 m në det. Në hyrje të shëtitores është kryer rehabilitimi dhe zgjerimi i Ballkonit Panoramik që del nga bregu i plazhit dhe kufizohet në perëndim dhe jug me shkallët që zbresin në det.

-Moli: Zgjerimi i molit ekzistues, deri në një gjatësi totale prej 56 m. Sipërfaqja e sheshit qendror është 2,047 m2, shumica e të cilave shtrihet paralelisht me bregun ekzistues / kontur.

Korsia e biçikletave, është kryer si një linjë e veçuar përgjatë rrugës “Jonianet” dhe më pas si një hapësirë e përbashkët në brendësi të shëtitores.

Me financim të Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore u bë e mundur rijetëzimi i kësaj hapësire, dhe siç vetë banorët rrëfejnë për këtë transformim të kërkuar dhe të munguar në kohë:

“Më të mirë shëtitore që është bërë nuk gjen në Shqipëri”-banor i zonës. E pavarësisht entuziazmit vendas ky është projekti i radhës i suksesshëm (pas Lungomare 1 dhe 2), të cilat kanë ndryshuar në mënyrë drastike, hapësirën urbane dhe kanë sjellë përmirësim të cilësisë së jetesës, rritje të iniciativave ekonomike, vlerës së pronës etj të gjitha këto në shërbim të zhvillimit të një turizmi dinjitoz në jug të vendit.