Drejt përfundimit shëtitorja në Golem

75

Zona e Shkëmbit të Kavajës dhe zona e Golemit u janë nënshtruar punimeve për rehabilitimin e rrugëve në zonat rezidenciale dhe krijimin e hapësirave rekreative.

Ndërsa në zonën e Shkëmbit të Kavajës ka përfunduar puna për sistemimin e rrugëve të brendshme, po punohet intensivisht për sistemimin e Përroit të Durrësit, që deri dje përbënte rrezik për shëndetin e banorëve për shkak të ndotjes dhe mosdisiplinimit të ujrave.

Ndërkaq, puna është drejt përfundimit në zonën nga rrethrrotullimi Golem deri të Pusi Nr. 1.

Pas përfundimit të shtresave rrugore, asfaltimit dhe trotuarëve 3 metra të gjerë në të dy anët, është drejt përfundimit vendosja e sinjalistikës vertikale për mjetet dhe turistët.

Janë rreth 3,2 km në total që janë trajtuar, duke përfshirë shëtitoren dhe rrugën paralele.