“Dua të luaj”, çfarë parashikon projekti me fokus fëmijët që do zbatohet në gjithë vendin

24

Së fundmi FSHZH po zhvillon projektin “Dua të luaj”, i cili jo vetëm do të përmirësojë  cilësinë e jetës, por edhe do të krijojë kushte optimale për edukimin e brezit të ri dhe bashkëveprimit social në komunitet.

Studime të shumta ndërkombëtare paraqesin rezultatin e përbashkët se, rigjenerimi i hapësirës publike konsiderohet një element me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe mirëqënien sociale. Krijimi i një hapësire publike me cilësi të lartë dhe kushte gjithëpërfshirëse do të mundësojë ringjalljen e jetës komunitare dhe konsolidimin e frymës së komunitetit aktiv.

Nëpërmjet këtij projekti, FSHZH synon rritjen e mirëqenies së komunitetit dhe dhënien e mundësisë për zhvillimin konjitiv dhe motorik të brezave të rinj. Të ofrojë një hapësire stimuluese për fëmijët, ku ndërthuren elemente natyrorë me facilitete gjithëpërfshirëse dhe të krijojë kushte të favorshme për bashkëveprim të shëndetshëm në komunitet. Projekti do të zbatohet në hapësira publike të destinuara për parqe në zonat e banuara në të gjithë territorin e vendit.

Ndërhyrjet në kuadër të këtij projekti konsistojnë kryesisht në:

  • Projektimin e hapësirave të propozuara në bazë të kushteve arkitektonike dhe natyrore, me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të hapësirave në vendndodhjen e përcaktuar;
  • Ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike dhe konjitive të fëmijëve të moshave të ndryshme, dhe që aksesohet nga të  gjithë;
  • Rimodelimi apo përmirësimi i këndeve të lojërave ekzistues të degraduar, me qëllim rritjen e aksesit dhe bashkëveprimin me elementet natyrorë;
  • Krijimi i infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si psh. sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera mitigimi nga hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese; Etj.