Durrës, mbi 12 mijë tonë mallra po përpunohen në port

0

Në kalatat e portit të Durrësit sot po përpunohen 5 anije tregtare, me 12 423 tonë mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se aktualisht 2 anije janë në përpunim dhe 3 anije në pritje për t’u përpunuar.

“E nisim javën me përpunimin e 5 anijeve tregtare me 12,423 tonë mallra dhe 620 njësi konteinerike në kalatat portuale. 2 anije me 2,150 tonë mallra dhe 620 Pcs janë aktualisht në përpunim; 2 anije me 4,073 tonë mallra ndodhen në radën portuale dhe 1 anije me 6,200 tonë mallra pritet në orët në vijim”, thuhet në njoftimin për shtyp të APD-së.

Me vënien në funksion të sistemit operativ online Navis 4, ofrohet një standard i ri pune në fushën e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/ata.gov.al